Osmani: Faleminderit miliona herë, do të jetë nder ta shohim Kosovën të udhëhiqet nga dikush që këtu arriti vetëm me nder

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media në të cilën u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e cila ishte pjesë kandiduese e listës së VV-së në zgjedhjet e sotme nacionale deklaroi se dita e sotme e bardhë që u paralajmërua në mëngjes u shndërrua edhe në natë të bardhë.

Osmani deklaroi se Kosova votoi për një të ardhme faqebardhë për të gjithë qytetarët, vota juaj, zëri juaj kumboi si kurrë më parë.

E kemi pritur gjatë këtë ditë, por vota juaj sot e solli ndryshimin aq shumë të pritur e të dëshiruar, juve që votuat për herë të parë, e secilës familje, prind  e margaritarë miliona herë faleminderit.Jemi të vetëdijshëm për barrën e madhe që kemi si rezultat i besimit të madh që na keni dhënë, por ky besim do të jetë edhe udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.Përgjegjësia që na keni mveshur është nderë i madh dhe bashkë po ndjekim punën në zhvillimin e demokracisë. Ky asocim nuk është një mandat për hakmarrje as për kthimin prapa, ky është kapitull i punëve që do të kryhen e mandat kur ne nderojmë historinë e përbashkët, e garantojmë mirëqenien, e luftojmë me ngulm korrupsionin, synojmë dretjësinë. Kjo qeveri do të jetë e juaja dhe zëri juaj do të jetë zëri ynë, këtë ua premtoj për sot e çdoherë tejtër. Nëse ka ende të tillë që mendojnë se në Kosovë vështirë bëhen ndryshimet, fitorja e sotme e koalicionit tonë është besimi më i sinqertë. Ata që i vendosin interesat e veta para atyre të popullit ta kuptojnë se qytetarët e ndëshkojnë qeverisjen dhe se e dinë kur është mjaftë dhe kur është koha për një kapitull të ri.Kjo është fitore elektorale e koalicionit tonë dhe mbi të gjitha kjo është fitorja jua. Ne do të jemi institucione për të kthyer besimin në politikë, që punojnë për njerëzit tanë e që janë në shërbim të tyre e që u japin shpresë se politika do të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha ajo.

Osmani shtoi se misioni i tyre do të jetë fuqizimi i shtetësisë dhe anëtarësimi në strukturat euroaltantike dhe miqësia me SHBA-të

“Institucionet tona do të drejtohen nga njerëz me profesionalizëm dhe Kosova do të ndryshojë e të gjitha do ta ndjejnë këtë ndryshim që po vie. Është bërë shumë punë në ditët që kemi lënë pas kemi ecur bashkë, na keni hapur dyert e shtëpive e na keni pritur me zemër, e për këtë përkulemi para jush. Por sot fillon puna e vërtetë për ngritje nga pandemia, për rininë tonë, për drejtësinë, mirëqenien për arsimin e drejtësinë.Sot fillon puna për të na bashkuar të gjithëve, për një të ardhme më të mirë. Ishte nder i veçantë të punojmë bashkë me kryeministrin Kurti në këtë drejtim, do të jetë nder ta shohim Kosovën që udhëhiqet nga një kryeministër që deri këtu ka arritur vetëm me nder e përkrah jush.Do të ecim krah për krah me ju dhe me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe BE-në.Do të jem zëri juaj i munguar për kaq shumë kohë, e mbi të gjitha që nesër të kemi kurajo të shohim njëri-tjetrin në sy. Na priftë e mbara e faleminderit secilit e secilës nga ju, duke ju ftuar të festoni në shtëpitë e juaja. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, deklaroi Osmani./Lajmi.net/

I

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *