Albin Kurti pas fitores: Nuk do të hakmerremi, por do të kërkojmë përgjegjësi!

Albin Kurti ka deklaruar se sot u vërtetua se zgjedhjet ishin referendum.

“Ky referendum për drejtësi dhe punë dhe kundër kapjes së shtetit u sfidua. Është diçka e pashembullt në historinë tonë”, tha Kurti.

Ai ka falënderuar gjitha ata që kanë votuar mbi gjithë për diasporën.

“Diheni që ju duam shumë dhe dijeni se çdoherë jeni në zemra tona”, u shpreh më tej Kurti, raporton SHENJA.

Ai ka falënderuar edhe oponentët për garën duke thënë se ato duhet të reformohen.

“Na presin shumë punë dhe angazhim. Rrgua përpara është e gjatë do të kemi pengesa dhe do të bëjmë donjë gabim, por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi. Kjo është fitorja juaj dhe ndryshimi varet nga secili prej nesh, për ta bërë këtë vend të jetueshëm për të gjithë, ashtu siç do e duam këtë vend’, deklaroi Kurti.

Ai tha se nuk do të ketë korrupsion dhe nepotizëm, pa haraç, ndërsa do të ketë përgjegjësi individuale dhe reciproke.

“Shteti do të jetë dysheme e fortë sociale, dhe ku secili zhvillon potencialen e saj. Kjo ditë do të jetë kur populli tejkaloi ndarjet dhe foli me një zë. Do të mbahet mend për votimin masiv me posë, për veturat, aeroplanët votat me postë. Do të mbahet mend për votimin e Xhezide Aliut e cila është 107 vjet, dhe vendosi që të votonte, përkundër akullit, acarit, ngase e dinte se secila votë ka rëndësi”, deklaroi Albin Kurti.

Kurti tha se demokracia kërkon që qytetari të jetë aktivë.

“Le të ketë barazi dhe drejtësi dhe progres për të gjithë pa dallim. Le të fillojmë punën e madhe që e duam”, tha Kurti.

Ai shtoi se ata nuk kanë interes të koalicionojnë me ata që duhet të reformohen në opozitë. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *