Numërohen 96 për qind e vendvotimeve, ja sa vota ka marrë VV

Vazhdon numërimi i votave të fundit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt.

Nga 96 për qind e vendvotimeve të numëruara deri me tani, Lëvizja Vetëvendosje po prinë dukshëm me 48.01 për qind, apo mbi 364 mijë vota.

E dyta vazhdon të jetë Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri tani ka marrë 17.42 për qind të votave, apo mbi 132 mijë vota.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 13.21 për qind apo pak mbi 100 mijë vota.

AAK është e partia e katër me 7.44 për qind apo mbi 56 mijë vota.

Ndërsa, Nisma thuajse nuk ka më gjasa për ta kaluar pragun prej 5 për qind, pasi aktualisht i ka 2.66 apo rreth 20 mijë vota. Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *