
Nga numërimi i këtyre votave, është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga lideri i tyre, Albin Kurti, me 48.17 përqind. Kurti njëherit është edhe kandidati për kryeministër në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Advertisement
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të cilat u votua të dielën, partia e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 17.35 përqind. PDK kishte emëruar kandidat për kryeministër, kryetarin e tyre, Enver Hoxhaj.
Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 13,18 përqind të votave. LDK kishte kandidatin për kryeministër, Avdullah Hoti, i cili aktualisht edhe është kryeministër në detyrë.
Pastaj në rradhë vjen AAK me 7.42%.

Advertisement