
Dje, me 14 shkurt janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në gjithë Kosovën . Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore 48. 17%.
Advertisement
Kur kanë mbetur ende vota për tu numëruar, partia e Albin Kurtit ka marrë 374.913 vota në nivel vendi.
Ish-kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova ishte njeriu që kishte arritur të marrë më së shumti vota ndonjëherë në zgjedhje. Në zgjedhjet e vitit 2001, sipas të dhënave në faqën e KQZ-së, LDK kishte marrë 359 mijë e 851 vota.

Në ditët në vijim pritet të numërohen të gjitha votat (edhe rreth 3%) si dhe votat me post dhe ato me kusht.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ-ja janë numëruar 98,25% e votave.

Advertisement