Pse Rama nuk uron Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin?

Dje në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Fitoi bindshëm Albin Kurti, bashkë me Vjosa Osmanin.
Shtypi botëror i quajti jo zgjedhje, por përmbysje e madhe apo me saktë Referendum Popullor. Albin Kurti mori 48 për qind të votave, bile kur të numërohen edhe votat e diasporës ai mund ta kalojë i vetem 50-përqindshin.
Qeverinë Kurti e përmbysen pabesisht dhe tinëzisht. Një dorë në rrëzimin e tij ia dha edhe kryeministri Rama. Bashkë me Hashim Thaçin. Ky i fundit ndodhet në burgun e Hagës. Ndërsa Rama akoma në qeveri deri më 25 prill.
Por pasi e rrëzuan Kurtin, Kryeministri shqiptar e ironizoi e talli, bile e përçmoi për kauzën e tij patriotike.
Po kështu u tall edhe me Vjosa Osmanin, presidente në detyrë në Kosovë.
Ajo që bie në sy, edhe pas këtyre prapësive ndaj të dyve, deri më sot kryeministri shqiptar, as në cilësinë e kryetarit të PS nuk i ka uruar për fitoren këtë dyshe në Kosovë. E uruan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
Por jo Rama!
Minimalisht, një formalitet duhej ta bënte Edi Rama.
Edhe nëse nuk i shikon dot me sy, prapë duhet ti urojë për fitoren si referendum që u zhvillua në Kosovë.
Me sa duket frika e shembullit kosovar që do të përsëritet edhe në Shqiperi më 25 prill, e frikëson Ramën.
Data 25 prill edhe pak javë ka e do të jetë në Shqipëri më e fuqishme se në Kosovë.
Një gjë e sigurtë është tashmë e padiskutueshme: Më 25 prill Shqipëria do të marrë shembullin e Kosovës, bile shumë më shumë se kaq!

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shembull frymëzues për botën shqiptare, shkruan kohajone.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *