Anton Quni uron Vetëvendosjen dhe Vjosën për fitoren, i ka disa fjalë për LDK-në

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Anton Quni, ka reaguar pas rezultatit të mbrëmshëm të zgjedhjeve, që nxorri Lëvizjen Vetëvendosje të parën e LDK-në më së keqti në historinë e saj.

Quni me anë të një postimi në Facebook, e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fiotoren, teksa është shprehur i bindur se “LDK, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të instirucioneve”.

Ai ka falënderuar edhe qytetarët që kanë marrë pjesë në votime.

Reagimi i tij i plotë:

“Të dashur qytetarë,

Në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Republikës së Kosovës arritën të reflektojnë përgjegjësinë më të lartë qytetare, duke marrë pjesë masovikisht në një proces demokratik zgjedhor. Njëkohësisht, përgëzime për institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, të cilat treguan standardet e një kulture të lartë institucionale.

Gjej rastin të uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për rezultatin e arritur në zgjedhje.

Njekohësisht, shprehë bindjen e plotë se LDK, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të instirucioneve.

Të dashur qytetarë,

Ju faleminderit pa fund për gjithë përkrahjen Tuaj, e posaçërisht për shkallën e maturisë dhe pjekurisë; duke radhitur Kosovën përkrah shteteve me demokracitë më të zhvilluara për standardet e larta të këtij procesi zgjedhor.

Do të vazhdoj të punoj me dedikimin më të lartë edhe gjatë periudhës tranzicionale të Ministrit në detyrë; ndërsa, Ju siguroj se do mbetem përgjithmonë i përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, pavarësisht se cili rol më caktohet, në kuadër të LDK-së, për shkak të rrethanave, proceseve politike apo zhvillimeve historike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *