Latif Gashi i PDK-së, uron Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren

Ish deputeti i partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi ka uruar qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar demokratike në këto zgjedhje.

Ai gjithashtu ka uruar për fitoren në këto zgjedhje Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se Latif Gashi sa ishte aktiv në politikë ishte më i votuari nga gjithë kandidatët e të gjitha subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, në komunën e Podujevës nuk ka pasur rënie të votës edhe pse kjo parti është pa kryetar dege./Indeksonline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *