Isa Mustafa jep dorëheqje si kryetar i LDK-së

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.
Burime të lajmi.net brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.Vendimi pritet të konfirmohet gjatë mbledhjes së kryesisë së LDK-së që tashmë ka filluar.

Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhjet e djeshme.LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *