Isa Mustafa deklarohet pas dorëheqjes

Isa Mustafa, tashmë ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është deklaruar pas njoftimit të dorëheqjes së tij nga i pari i partisë.

Mustafa në një prononcim para gazetarëve ka thënë se pas rezultati që pësuan në zgjedhjet e djeshme ka ardh edhe deri tek arseja e dorëheqjes së tij, shkruan Gazeta Insajderi.

“Është një rezultat i keq, që ne nuk e kemi pritur fare. Vota e qytetarëve është ajo e cila respektohet dhe në shej të respektimit të kësaj vote dhe për hapje të rrugës së mëtutjeshme e kam njoftuar kryesinë që të thërras mbledhje që të zgjedh kryetarin sa më shpejt të LDK-së në mënyrë që LDK-ja ta ketë sa më shpejt kryetarin e ri”, ka thënë Mustafa.

Tutje, Mustafa ka thënë se “Unë e bartit përgjegjësin për këtë që na ka ndodh”.

Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%.

Ndërkaq LVV vazhdon të prijë. Aktualisht, LVV numëron 376 mijë e 933 vota, apo 47,88%. Partia e Albin Kurtit ndiqet nga PDK-ja në vend të dytë, e cila aktualisht ka marrë 136 mijë e 681 vota apo 17,36%. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *