Numërohen 99.23% e votave – ja rezultatet:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 99.23 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën (dje), të dielën e 14 shkurtit 2021.

Sipas rezultateve në faqen zyrtare të KQZ-së përqindja e votave për katër partitë e para është kjo: LVV 47.88%, PDK 17.36 %, LDK 13.08 %, AAK 7.40 %.
Ndryshe, Kosova një ditë më parë ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, zgjedhje këto që u vlerësuan fer dhe demokratike.

Po ashtu, Policia e Kosovës vlerësoi se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe pa incidente serioze.

Dalja në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ishte 45.56 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *