Komuna e Tetovës për një vit ka harxhuar rreth 150 mijë euro për telefona zyrtarë (Dokument)

Për vetëm një vit, komuna e Tetovës ka harxhuar 8.89 milionë denarë, respektivisht afër 150 mijë euro. Bëhet fjalë për vitin 2019, kurse të dhënat janë të publikuara në faqen zyrtare, në linkun Finance.gov

Advertisement

Vetëm në vitin 2019, komuna e Tetovës ka harxhuar katërfish më shumë nga që ka harxhuar komuna e Gostivarit brenda tre viteve. Komuna e Gostivarit për vitin 2018, 2019 dhe 2020 për telefona zyrtarë ka harxhuar gjithsej 1.9 milion denarë.

Kryetari i Gostivaritm Arben Taravari, duke komentuar këto të dhëna, tha për gazetën Lajm se faktet e paraqitura, flasin më shumë se çdo dyshim ose akuzë.
“Meqë ra fjala në drejtësi kanë një shprehje shumë intersante dhe që unë e respektoj shumë “as 1000 dyshime nuk bëjnë 1 fakt” ndaj në emër të fakteve shikoni një tabelë të qartë me harxhimet për telefonat zyrtarë në RMV gjatë periudhës 2018/2021”, theksoi Taravari, duke paraqitur edhe tabelën e harxhimeve.

Advertisement

Leave a Reply