Lëvizja BESA merr një drejtori në Postat e Maqedonisë (FOTO)

Lëvizja BESA ka marr një drejtori udhëheqëse në Shoqatën Aksionare me kapital shtetëror “Postat e Maqedonisë”.

Në këtë detyrë është zgjedhur Nuredin Fetai nga Poroji i Tetovës, i cili ka njoftuar përmes profilit të tij në rrjetet sociale.

“Të nderuar miq, bashkëmendimtarë, anëtarë të Lëvizjes BESA, sot kam mar detyrën e Drejtorit të marketingut dhe shitjes në SH.A. Postat e Maqedonisë. Përkrahjen që ma keni dhënë në këtë periudhë do tua kthej me nder dhe sinqeritet, ndërsa besimi që mu dha nga Kryetari i Lëvizjes Besa më detyron ta bëjë këtë detyrë me përkushtimin edhe më të madh.”, ka shkruar ai, raporton tetova1.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *