
Zëvendës kryeministri i parë në RMV Artan Grubi mbrëmë pasi ka uruar qytetarët e Kosovës për procesin e lirë dhe demokratik në këto zgjedhje ka theksuar se ai do të angazhohet për projekte të përbashkta me Kosovën si, për të bërë qendër të përbashkët turistike në Kodrën e Diellit dhe Brezovicë, për ta bërë rrugën Tetovë-Prizren, gazifikimin e Kosovës dhe shumë projekte tjera në të mirën e përbashkët, ka shkruar Grubi në profilin e tij në FB.
Artan Grubi
Procesi shembullor zgjedhor në Republikën e Kosovës, i organizuar sipas të gjitha standardeve evropiane e bënë dhe më të fuqishme demokracinë, institucionet dhe shtetin e Kosovës. Uroj Vetëvendosjen dhe drejtuesin e saj Albin Kurtin për fitoren ne zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe ju dëshiroj shëndet e suksese në drejtimin e institucioneve të vendit. Qytetaret e Kosovës demonstruan pjekuri të lartë demokratike dhe janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve te sotme.
Shpresoj që qeveria e re të zgjidhet sa më shpejt në Kuvend në mënyrë që të vijojmë punën e përbashkët nëpërmjet mbajtjes së mbledhjes së dy qeverive tona për të larguar kufirin midis nesh, për të bërë qendër të përbashkët turistike në Kodrën e Diellit dhe Brezovicë, për ta bërë rrugën Tetovë-Prizren, gazifikimin e Kosovës dhe shumë projekte tjera në të mirën e përbashkët.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=263575615131964&id=100044385821029