“Kosova do të bashkohet me Shqipërinë!” Kërcënon Vuçiç: Do t’u përgjigjemi!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përgëzuar Listën Serbe për lajmin se ka fituar 10 mandate në Kosovë.

“Unë e përgëzoj popullin tonë. Shpresoj që po dhe kjo është një gjë e rëndësishme, sepse po përballemi me një periudhë të vështirë”, theksoi Vuçiç.

Ndër të tjera, ai tha se ka marrë informacione se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë dhe se për këtë gjë do të marrë masa nëse ndodhë.

“Ne do ta ndjekim atë, dhe nëse kjo është me të vërtetë e vërtetë, dhe nëse rezulton e vërtetë deri në fund të shkurtit dhe në fillim të marsit, atëherë kjo do të thotë se ata nuk respektojnë më asnjë normë të marrëveshjes së Washingtonit.

Nuk ka problem, por ne do të detyrohemi t’i përgjigjemi kësaj. Dhe nuk do ta pëlqejnë përgjigjen. Nëse ata nuk duan ta respektojnë atë, ne do të përgjigjemi në mënyrën që bën një shtet serioz dhe i përgjegjshëm,” tha Vuçiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *