Lutfi Haziri jep dorëheqje nga kryetari i degës në Gjilan?

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh edhe kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se asnjëherë më parë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor, shkruan Insajderi.

Sipas Hazirit, tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK-së, teksa ka theksuar se po ashtu, edhe ata në Gjilan nga sot do të veprojnë njëjtë.

“Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’sëPo ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”, ka shkruar Haziri.

Ai në këtë status, ka uruar edhe VV-në dhe Vjosa Osmanin për suksesin në këto zgjedhje, raporton Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *