
Bruksel
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur ngushëllime për vrasjen e 13 shtetasve turq nga grupi terrorist PKK, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi parë raporte thellësisht shqetësuese javën e kaluar në Irakun verior në lidhje me vrasjen e 13 shtetasve turq nga PKK-ja, një organizatë e emëruar terroriste”, tha Peter Stano për AA, zëdhënës i Komisionit të BE-së.
“Do të dëshironim të shprehim ngushëllimet tona popullit turk dhe familjeve të viktimave”, shtoi Stano.
Në muajin qershor të vitit të kaluar filluan operacionet “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” me qëllim për të garantuar siguri për popullin dhe kufijtë e Turqisë.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.