“VV do t’i ketë mbi 400 mijë vota dhe 61 deputetë”

Profesori universitar, Bujar Dugolli ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit duke thënë se fitorja e VV’së do të jetë edhe më e thellë pas përfundimit të numërimit të votave.

“Ajo që është evidente, kemi një fitues të zgjedhjeve. Votat nuk janë numëruar të gjitha dhe parashikimet që i kemi dhënë disa po dalin të sakta. Me votat tjera VV do të kalojë 400 mijë votues dhe numrin e 61 votuesve. Tani për tani ka 57 e jo 56 si po thonë disa. Nuk duhet të ketë, të ndërtojmë disa teori që janë servuar lidhur me këtë partinë e re të boshnjakëve të Hodzic apo si ishte. I kam dëgjuar intervistat e saj dhe duhet të shohim si do të reflektojë. Në rast se i bashkohet Listës Serbe, atëherë dihet se kujt po i shërben ajo. Por ajo ka mund të fitojë vota në Mitrovicë të Veriut pasi ka punuar në administratë atje dhe ka mundur të krijojë lidhje. Kuptohet se ajo nuk do t’i ketë të tre mandatet e boshnjakëve, por do t’i ndajë ato me partitë tjera boshnjake”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

“Vlera e demokracisë është rritur. Fituesit po i urohet fitorja. Pranimi i rezultatit është vlerë e re e demokracisë. Partitë normalisht që kanë folur me vetëbesim që do të fitojnë zgjedhjet në fushatë, normalisht se ato tani duhet të japin llogari. Kemi folur se LDK nuk do të ecë kështu përpara dhe duhet të riformohet për të shpëtuar diçka”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *