
Pjestarë të policisë të SPB Gjorçe Petrov arrestuan sot G.S. nga Shkupi, i cili kërkohej me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup për veprën penale “vrasje”.
Advertisement
G.S. u akuzua sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 5 të Kodit Penal i cili thotë: “Kushdo që privon tjetrin nga jeta me urdhër do të dënohet me burgim të paktën dhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm”.
Sipas Ministrisë së Brendshme, personi është dorëzuar në Burgun e Shkupit.
Advertisement