Numërohen 100% të votave në nivel vendi – ky është rezultati pa llogaritur votat me kusht dhe ato nga diaspora

Ka përfunduar numërimi i votave në Kosovë: VV 47.85%, PDK 17.41%, LDK 13.08%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit nga numërimi i votave në të gjitha komunat për zgjedhjet e 14 shkurtit, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.85 për qind të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 17.41 për qind dhe në vendin e tretë, Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.08, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 për qind, Nisma Socialdemokrate me 2.60 për qind nuk kalon pragun.

Ndryshe, votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *