MSH: Për 92,5 për qind më pak të sëmurë nga gripi sezonal në krahasim me vitin e kaluar

Në sezonin 2020/2021 numri i tërësishëm i të sëmurëve nga gripi sezonal arrin 539, që është për 92,5 për qind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe 94,5 për qind më pak në krahasim me krizën tipike sezonale, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën e cila përfshin pjesën më të madhe të popullatës prej 15 deri në 64 vjet (228 raste), ndërsa incidencë më e lartë regjistrohet te fëmijët e moshës deri në katër vjet.

Në javën e pestë të vitit 2021, janë regjistruar 45 raste të personave të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme me gripin, ku shënohet zvogëlim në krahasim me sezonin e kaluar dhe me krizën tipike sezonale.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e përfshirë edhe javën e pestë, janë vaksinuar gjithsej 39.488 persona kundër gripit sezonal.

Janë vaksinuar gjithsej 28.922 persona me vaksinë falas, ndërsa sërish 10.566 persona janë vaksinuar me vaksinat komerciale.
Masat për mbrojtje nga Kovid-19 kontribuuan për zvogëlimin e numrit të persona të sëmurë dhe pacientëve nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efikase nga kjo sëmundje.

Më shumë informata në lidhje me gjendjen e gripit në vend, për sezonin 2020/2021, mund të merrni nga ueb-faqja e Institutit për Shëndet Publik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *