
Komuna e Suharekës ka nënshkruar një kontratë 2.5 milion euroshe me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e një therrtoreje, transmeton Gazeta Populli.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj, por edhe humanisti Halil Kastrati në profilin e tij në Facebook.
“Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

“Fillon projekti i rradhës!
Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do të ndërtoj një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve.
Sot u nënshkrua kontrata mes “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Suharekës ku do të krijohen edhe 50 vende të reja pune.
Projekti i dytë i madh nga ju donator permes Shoqatës sonë.
Falenderojm komunën e Suharekës dhe kryetarin z. Bali Muharremaj per bashkëpunimin ne dobi te qytetareve
Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë!” ka shkruar Halil Kastrati në profilin e tij në Facebook.
