“Dilni nga shtëpia”, një burrë rrah dhe kërcënon gruan e pesë fëmijët e tij në Ferizaj

Rreth orës 04:20, një grua në fshatin Dubravë të Ferizajt, ka raportuar se ndaj saj dhe pesë fëmijëve të saj është përdorur dhunë nga ana e bashkëshortit duke i kërcënuar me armë dhe duke kërkuar që të largohen nga shtëpia, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Policia Rajonale në Ferizaj përmes një komunikate për media.

“Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore  dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit A.D. (m/Kosovar 46 vjeç)  kanë  gjetur  dhe  konfiskuar pesë revole modele dhe kalibra të ndryshme, dy granata dore, një elektroshok dhe pesë thika”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *