Gjermania “përplasje” me Austrinë/ Thirret ambasadori pas mbylljes së kufijve

Kontrollet e kufirit që tashmë janë forcuar në jug dhe juglindje të Gjermanisë si reagim ndaj përhapjes së varianteve të virusit të Coronas kanë shkaktuar kritika në vendet fqinje me Gjermaninë.
Në Vjenë, ambasadorin gjerman Ralf Beste e ftuan në Ministrinë e Jashtme të Austrisë. Ka shumë pyetje pa përgjigje, sepse rregulloret e hyrjes dhe ndalimi i hyrjes përmes Deutsches Eck janë joproporcionale dhe kanë pasoja jo vetëm për Tirolin, por për të gjithë Austrinë dhe ekonominë atje, thane burime te kësaj ministrie. Në fundjavë, pakënaqësi shkaktuan para së gjithash rregullat deri tani të paqarta gjermane të hyrjes për udhëtarët vajtje-ardhje. Sepse ende nuk është përcaktuar përfundimisht se cili konsiderohet i rëndësishëm për sistemin dhe cili jo. Çdo ditë në të dyja anët e kufirit mes Tirolit dhe Gjermanisë qarkullojnë rreth 5000 vetë.

Në këtë land federal të Austrisë janë regjistruar qindra raste të konfirmuara dhe të dyshuara të variantit të virusit që u gjet për herë të parë në Afrikën e Jugut. Bllokime trafiku disa kilometërshe u regjistruan në anën ceke të kufirit. Siç raportoi Drejtoria Federale e Policisë Pirna, udhëtarëve u janë dashur të presin për orë të tëra. Shoferët sllovakë të kamionëve gjithashtu i ndjenë pasojat. Sllovakia, e cila nuk ka kufi të përbashkët me Gjermaninë, u klasifikua nga qeveria federale si një e ashtuquajtur zonë e variantit të virusit për shkak të numrit në rritje të varianteve të koronavirusit. /TCH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *