Mickovski: Klanit të Zaevit po i vjen fundi

Zoran Zaev nuk duhet të flasë me politikanë bullgarë për diçka që nuk ka legjitimitet, as politikisht të fituar përmes zgjedhjeve, as nga qytetarët maqedonas, tha udhëheqësi i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski në TV Sonce. Sipas tij, përveç negociatave në emër të popullit maqedonas, Zaev gjithashtu ka sjellë konkluzione pa biseduar me përfaqësuesit politikë në vend.

Populli është i bashkuar dhe po e mbron të tijën. Populli e shprehu revoltën e tij përmes protestave, bllokadave në rrugë, përmes reagimeve në mediat sociale dhe në shumë mënyra të ndryshme, dhe kjo tregon se këtij klani të shfrenuar të udhëhequr nga Zaev po i vjen fundi – tha Mickoski.

Ai shtoi se ky proces i shitjes mund të përfundojë në zgjedhje parlamentare në të cilat Zoran Zaev dhe LSDM do të përjetojnë debakël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *