Vritet një serbe në Zvicër

Policia e armatosur po mban nën kontroll një lagje të qytetit Wintetur në Kantonin e Cyrihut. Aty janë prezent shumë shërbime të urgjencës dhe makina të policsë për shkak të një vrasje, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Merret vesh se një grua 32 vjeçare është vrarë, andaj policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia e kantonit të Cyrihut konfirmoi se një serbe 32 vjeçare u gjet në një apartament me plagë nga arma. Ndërsa një serb tjeter 76 vjeçar u arrestua në vend nga policia si i dyshuar.

Viktima ishte nënë e një fëmije dy vjeç.

Një person tregoi se kishte parë një çadër funerali duke u vendosur. Banorë të tjerë konfirmuan se kishte shumë policë në vend.

Një banor dëgjoi një zhurmë të fortë në shtëpi përpara operacionit.

“Goditja mund të dëgjohej qartë. Isha i trembur. Ndoshta ishte shkrepje arme”, tha ai.

Rrethanat dhe sfondi i saktë i veprës janë ende të paqarta dhe janë objekt i hetimeve të vazhdueshme që po kryhen nga prokurori publik i kantonit të Cyrihut në bashkëpunim të ngushtë me policinë e kantonit të Cyrihut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *