
Mbrëmë (16-shkurt) rreth orës 01:25, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 26- vjeçarin K.V. nga Tetovë, i cili më parë kishte sulmuar fizikisht babanë e tij L.V. (47).
Gjatë sulmit, sipas raportit, ai gjithashtu kishte përdorur një mjet
të mprehtë. I denoncuari K.V. është ndalua në Stacionin Policor të Tetovës dhe rasti është duke u sqaruar dhe dokumentuar dhe do të përgatitet
parashtresë adekuate.
Ndërsa, siç raportuam më herët dje rreth orës 16:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 34-vjeçaren L.A.
nga Gjurgjevishti i Gostivarit, e cila më parë kishte sulmuar fizikisht vjehrrin 64-vjeçar, vjehrrën dhe nipin.
E njëjta është mbajt në Stacionin Policor të Gostivarit dhe kundër saj do të pasoj parashtresë adekuate.