Arrestohet një kapiten policor në Ferizaj, dyshohet për fajde

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot në orët e pasdites një zyrtar policor me gradën e kapitenit, i cili ishte punonjës në Drejtorinë Rajonale në Ferizaj, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të fajdes.

Arrestimi i tij është bërë në flagrancë sot në orët e pasdites nga hetuesit e IPK-së në Ferizaj pas një hetimi të përbashkët me zyrtarët e Drejtorisë të Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës.

“Hetimi i përbashkët lidhur me këtë rast kishte filluar rreth një vit më parë kurse si të dyshuar janë të përfshirë edhe disa qytetarë. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj hetuesit e IPK-së janë duke realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Ferizaj ku në cilësi të provave janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme”, thuhet në komunikatën e IPK’së.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *