MUSTAFA: PO E PAGUAJMË ME VOTË PRISHJEN E KOALICIONIT ME LVV-NË

Kryetari i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se asnjë kryetar i degëve të LDK-së nuk ka dhënë dorëheqje.

“Nuk ka dorëheqje të kryetarëve.

Është vetëm dorëheqja ime, pasi që të kryhet kuvendi të zgjidhet kryetari i ri, pastaj bëhen ndryshime në Këshillin e Përgjithshëm varësisht rekomandimeve që jep kryetari i ri.

LDK vazhdon në mënyrë normale të punojë, të bëjë organizimet e nevojshme.

Nuk ka dorëheqje të kryetarëve të degëve”, ka thënë ai.

Tutje për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurti, Mustafa para mediave ka deklaruar se as që e kanë përmendur një rezultat të tillë.

LDK ka arsye ta ruaj programin dhe ta ruaj trashëgimin e vet, do të rikthehet edhe më fuqishëm në të ardhmen.

Nuk kemi bërë keq qe e kemi prishë koalicionin me Vetëvendosjen, e paguajmë çmimin me vota sesa të paguajmë çmimin me partnerët strategjik. Votat tona kanë shkuar në VV”, potencoi ai.

Mustafa tha se VV e ka shancën tani të tregojë se si do të qeverisë./21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *