
Pavarësisht se platforma Google nuk e përfshin Shqipërinë në raportimin vjetor të trendeve të kërkimit, ajo ofron megjithatë të dhëna se për çfarë temash shqiptarët iu drejtuan internetit për t’u informuar.
Koronavirusi mban vendin e parë të kërkimeve me interes maksimal gjatë muajve mars-prill, një rënie të ndjeshme të kërkimeve gjatë muajve të verës dhe me rikthimin në krye të vëmendjes gjatë muajit nëntor.
Faqja globale e statistikave, Worldometers, e cila kryesoi informimin botëror për të dhënat e COVID-19 renditet në vendin e dytë të temave që kërkuan qytetarët nga Shqipëria. Sikurse Koronavirusi edhe kërkimet për të e patën pikun në muajin mars 2020.
Mësimi online është tema e tretë më e kërkuar në Google gjatë vitit 2020, specifikisht fjalët kyçe që lidhen me platformat online të mësimit si Akademi.al dhe Google Classroom.