Alsat-M: BDI harron premtimin për formimin e Gjykatës së lartë për barazi

Në ditën ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga fillimi i mandatit të Qeverisë, themelimi i Gjykatës së lartë për barazi nuk është përmendur aspak. Ky ishte ndër premtimet kryesore në programin zgjedhor të BDI-së. Funksionarë të lartë të partisë kishin deklaruar se “Në 100-ditëshin e parë, do të propozojmë, formimin e një Gjykate të lartë për barazi që do të hetojë në rrënjët e tij diskriminimin në nivel shtetëror, nëse kjo ndodh në sallën e gjyqit, në punë, në shkollë, në komunë dhe në çdo ambient tjetër të punës.”

Advertisement

“Në 100-ditëshin e parë, do të propozojmë, formimin e një Gjykate të lartë për barazi që do të hetojë në rrënjët e tij diskriminimin në nivel shtetëror, nëse kjo ndodh në sallën e gjyqit, në punë, në shkollë, në komunë dhe në çdo ambient tjetër të punës”-thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Premtimi për themelimin e kësaj gjykate qëndron akoma në profilet zyrtare të funksionarëve të kësaj partie. Por, tani që kanë kaluar 100 ditë nga formimi i Qeverisë, nga BDI-ja thonë se mbeten të përkushtuar në realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve gjatë periudhës parazgjedhore. Me partnerët e koalicionit vijojnë konsultime bashkë edhe me ekspertë të kësaj fushe për mënyrën e realizimit të këtij synimi. Megjithatë pjesa e dytë e përgjigjes nuk përkon me të parën. Aty ata shtojnë se vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve mund të ndikojë në mënyrë të theksuar mbi drejtësinë selektive si dhe të sjellë barazinë e plotë para ligjit. Me këtë duket lejnë të hapur edhe mundësinë e heqjes dorë nga ky synim.

“Mbetemi të përkushtuar në realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve gjatë periudhës parazgjedhore. Me partnerët e koalicionit vijojëe konsultime bashkë edhe me ekspertë të kësaj fushe për mënyrën e realizimit të këtij synimi. Vleresojmë se vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve mund të ndikojë në mënyrë të theksuar mbi drejtësinë selektive si dhe të sjellë barazinë e plotë para ligjit”-vlerësojnë nga BDI.

Pyetje dërguam edhe në Qeveri, nëse themelimi i Gjykatës së lartë për barazi ka gjasa të ndodhë? Nuk morëm përgjigje as nga ekzekutivi megjithëse këtë gjë nuk e ka përmendur kurrë kryeministri dhe as ministri i Drejtësisë.

Këtë vit Kombet e Bashkuara fokusin e kanë vendosur te mbrojtja e të drejtave të njeriut në periudhën e pandemisë, por vendi tradicionalisht përballet me diskriminim në disa fusha, nga ai etnik, fetar, gjinor, etj./Alsat-M

Advertisement

Leave a Reply