A do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente? – flet zyrtari i LDK-së

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, tha se forumet e partisë vendosin se a do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente.

Në emisonin “Pressing” Demaj tha se për këtë le të vendosin forumet e partisë.

“Le të vendosin forumet e partisë”, tha Demaj, teksa thotë se po i futen procesit të reformimit të partisë.

“Sfida e parë(çështja e presidentit”) është kjo për qeverinë. Në qoftë se nuk arrihet një kompropmis për presidentin, druhem se duhet të shkojmë në dy palë zgjedhje në tetor”, shtoi Demaj.

Madje ai tha se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje prapë.

“Jemi të gatshëm me shku në zgjedhje sepse ne më poshtë nuk do të biem, veë më lartë”, tha Demaj, transmeton Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *