Qyteti i Shkupit do të nderojë shumë personalitete shqiptare

Këshilli i komunës së Shkupit në seancën e rradhës do të debatojë për plotësimin e Lisëts së Vemrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në kuadër të komunës së Shkupit, njofton portali Shqipmedia.

Advertisement

Me miratimin e kësaj liste plotësuese, qyteti i Shkupit do të emërtoje plot 571 rrugë. sheshe etj. Lista përmban emra të personazheve të njohur të qytetit, kulturës në nivel nacional dhe botëror, personazhe të historisë etj etj.

Në mesin e 571 emrave janë: Shqipëria, Enver Maliqi, Agron Berisha, Nexhat Agolli, Aga Matkaliu ( pjesmarrës i Lidhjes së Prizrenit ), Qemal Agolli, Mentaz Allajbegu (mundës), Hafëz Ali Korca, Ali Mehmed PAsha (sunduesi shqiptar i Egjiptit ), Ali Pashë Tepelena, Ali Shefqet Shkupi ( rilindas ), Fatos Arapi ( shkrimtar), Asdreni ( shkrimtar ), Fadil Bekteshi (shkrimtar), Kongresi i Manastirit, Pjetër Bogdani, Age Bojaxhiu ( gjyshja e Nënë Terezës ), Adem Bulku ( patriot Dërven ), Naum VeqilHarxhi ( veprimtar shqiptar ), Gaspër Gjini Dom ( peshkop katoli shqiptar ), Karll Gega, arkitekt shqiptar shekullin e kaluar, Mehmet Gega ( patrioti tetovar ), Adem Demaci ( Kosova ), Teki Dervishi, Elena Gjika, Lek Dukagjini, Imri Elezi, Afrim Zhitia, Enver Idrizi, Omer Kaleshi ( piktor ), Ismail Krifca, Ibrahim Krosi, Halil Latifi, Lëvizja Popullore e Kosovës, Llazër Mjeda, Avni Mula, Sefedin Nuredini, Nexhmije Pagarusha, Lasgush Poradeci, Jeronim de Rada, Shaban Rameti ( mësuesi i parë në Dërven), Kadri Roshi, Ibrahim Rugova, Avni Rustemi, Asllan Selmani ( shkenctar ), Ibrahim Temo, Çerçiz Topulli , Shaban Terstena, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Parashqevi Qiriazi, Sevasti Qiriazi, Mitat Frashëri, Ukshin Hoti, Fadil Hoxha, Eqrem Cabej, Jashar Bej Shkupi, Halim Shuku, ( dy të fundit pjesmarës në Lidhjen e Prizrenit ), 22 nëntori. Shqipmedia.com

Advertisement

Leave a Reply