Vjollcë Berisha: Po të isha ministër do i’a kisha vënë flakën librit të Gjeografisë

Profesoresha universitare dhe kryetare e forumit të grave tek Aleanca për Shqiptarët Vjollcë Berisha e ftuar në “Programi 200”, deklaron se është e papranueshme heshtja që është bërë ndër vite rreth teksteve shkollore skandaloze. Sipas saj është dashur të ngritët bujë shumë e madhe rreth kësaj çështje.

Sipas Berishës një libër me tekste të këtilla nuk dëmton vetëm nxënësit shqiptarë, por edhe ato maqedonas. Profesoresha madje shprehet se do të ishte mirë që të harmonizohen programet mësimore dhe jo të bëhet përkthimi i teksteve shkollore.

“Atë përmbajtjen e keni liruar ju, e kanë lejuar ministritë para jush. Unë mendoj se për këtë është dashur të bëhet tepër bujë nga ana e juaj në radhë të parë, por ka e dhe një gjë shumë interesante. Hiqeni këtë, faqja 99 nuk i bën nder askujt, as atyre që e kanë shkruar sepse i helmojnë edhe fëmijët e vet, sepse me atë tekst mësojnë edhe maqedonasit edhe ne. Por pse edhe fëmija jonë duhet të mësoj prej një libri që kanë tekste të këtilla. Pse fëmija im të mësoj prej teksteve që i kanë shkruar autorët maqedonas, pse teksti ynë duhet të jetë i përkthyer. Unë e kuptoj që jetojmë në një shtet por harmonizimi duhet të bëhet te programet mësimore jo te tekstet, sepse na fyen neve si mundësi për të bërë ne grupe autorësh. Këtu nuk ka hapësirë për tu mbrojtur. Bashkërisht duhet të konstatojmë se ka ndodhur një skandal për arsimin, për librin dhe pse se kemi ndaluar me kohë, pse është heshtur.

Gabimin skandaloz që e ka heshtur qeveria, ka heshtë ministri, ka heshtë deputeti, ka heshtë prindi. Është dashtë t’i vihet flaka këtij libri. Unë po të isha ministër do t’ia kisha vënë flakën, demostrativisht. Pse flakën, më thonin në rrjetet sociale se nuk digjet libri. Librin nuk e bëjnë grumbullimi i fletave, librin e bën dija që ka brenda dhe nëse ai informacion që ka brenda është kundër nesh, vënia flakën, nuk është libër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *