
Procesi i imunizimit kundër Covid-19 ka filluar sot në vendin tonë. Në orën 10:00 u vaksinua punëtori i parë shëndetësor.
Advertisement
Në faqen e fejsbukut të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, publiku ka mundësinë të ndjekë fillimin e procesit të imunizimit në vend duke vaksinuar dy punonjësit e parë shëndetësor nga Klinika për Sëmundje Infektive.
Sipas njoftimit për sot është planifikuar të vaksinohen 280 punonjës shëndetësor.
Advertisement