Menduh Thaçi: “Kosova shembull i përkushtimit ndaj lirisë”

Me rastin e përvjetorit të 13 të Republikës së Kosovës, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka uruar shqiptarët nëpërmjet një telegram urimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Pavarësia e Kosovës është një manifestim dhe shembull i vlerave demokratike, përkushtimit ndaj lirisë dhe rezistencës shqiptare ndaj tiranisë. Është një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët.

Sot, Kosova po kremton 13 vjetorin e Republikës, pavarësinë e saj si shtet sovran ndërsa po zhvillohet në bazë të vlerave perëndimore dhe, edhe pse një shtet i ri, reflekton një demokraci me vetëdije të lartë. Kjo arritje është një kremte të cilën kombi shqiptar e sheh me krenari duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. Në këtë ditë, kujtojmë të gjithë ata që punuan për Kosovën e lirë dhe sovrane mbi idetë e vlerat e të cilëve u themelua shteti.

Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare i uroj ditën kombëtare Republikës së Kosovës dhe uroj që Kosova shumë shpejt të bëhet anëtare e përhershme e OKB-së, pjesë e Bashkimit Evropian dhe Aleancës Euroatlantike – NATO.

Me respekt,
Menduh Thaçi“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *