Muhamer Pajaziti: Z. Pendarovski mblidhe mendjen

Muhamer Pajaziti:

“Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk përfaqëson unitetin e popullit.

Ndonëse ka marr edhe vota shqiptare, ai lufton për një shtet etnocentrik dhe sistem ku më i madhe e shkel më të vogël.

Kjo është tipike e sistemeve sllavo komuniste dhe politikanëve që akoma kanë mbetur si fundërrina dhe mbetje të fundit të këtyre regjimeve.

Pendarovskit nuk i pengon që në letërnjoftime të shqiptarëve shkruan maqedonas, por i pengon pse shkruan shqiptar.

Pendarovski lufton për mosbarazi dhe pa qenë i vetëdijshëm se kjo politikë nuk çon askund.

Pendarovski nuk e kupton që demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë dhe është momenti i fundit që shqiptarët ti gëzojnë të drejtat e tyre, së pari hisen e buxhetit sa i takon me përqindje, pastaj gjuhës shqipe dhe respektimin e simboleve dhe të gjitha të drejtave themelore të shqiptarëve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *