Lidl, H&M, Starbucks, Spar, Billa në qendrën e re tregtare në Shkup

BALFIN, një nga grupacionet më të rëndësishme investuese në rajon, ka arritur të ruajë ritmin e vet të vazhdueshëm, të qëndrueshëm dhe në rritje gjatë vitit të kaluar, pavarësisht pandemisë së kovid-19. Tani, ende në pandemi, BALFIN është gati për një sfidë tjetër në vitin që do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm për grupacionin, veçanërisht për sa i përket aktiviteteve në Maqedoni.

Grupacioni është fokusuar në fazën përfundimtare të ndërtimit të “East Gate Mall”, segmentit më tërheqës brenda projektit të tyre më të madh në vend – “Skopje East Gate”. Në vjeshtë, East Gate Mall do të hapë dyert e veta për publikun, i cili po bëhet gjithnjë e më kurioz ashtu siç afrohet koha kur kompleksi i gjerë multifunksional do të merr jetë.

– Duke përdorur teknologjinë e përparuar të ndërtimit dhe me koordinim të ngushtë, ne arrijmë që të gjitha aktivitetet të rrjedhin siç është planifikuar. Deri në janar të vitit 2021, arritëm të përfundonim ndërtimin e karabinës dhe fasadës, izolimin e mureve të jashtme dhe mureve të brendshme nga gips-kartoni. Gjithashtu kemi përfunduar instalimin kompleks të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të ajrit, si dhe sprinkler-sistemin e hapësirës së parkimit që shtrihet në dy nivele nën bazë. Ne vazhdojmë me punimet e përfundimit, siç janë si instalimi i paneleve të xhamit në lanternet dhe fasadat anësore dhe hyrjet kryesore, si dhe ndriçimin, izolimin e zërit dhe mbulesat e dyshemesë. Me më shumë se 400 ndërtues në teren në shtatë ekipe të dedikuara, gjithçka po shkon sipas planit – thotë Kliment Maleski, shefi i ekipit inxhinierik në East Gate Mall.

Sipas informatave të Macedonia Now, thuhet se në qendrën e re tregtare do të ketë shumë brende botërore të reja për në Maqedoni në mesin e të cilave: Lidl, H&M, Starbucks, Spar, Billa e shumë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *