
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot para spitalit modular në Shkup ku filloi vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë tha se njerëzit janë të vetëdijshëm për imunizimin.
Advertisement
“Unë do të vaksinohem për t’u treguar qytetarëve se kjo është mënyra se si duhet të jetë dhe se është e drejtë të parandalosh pandeminë.Unë nuk dua tu zë vendin kolegëve të mi tani dhe të marr dozën e parë.
Kjo duhet të ndodhë kur të vijë kontigjenti i dytë i vaksinave”, tha ai, duke shtuar se 4.000 doza të tjera të Pfizer do të mbërrinin javën e ardhshme./Telegrafi/
Advertisement