13 vjetori i pavarësisë pa njeriun që e shpalli Kosovën shtet

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”. Kjo deklaratë, të cilën e lexoi Hashim Thaçi, kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, me 17 shkurtit 2008, bëri që një komb të rrënqethet kur e dëgjoi.

Një moment të tillë, ishin shumë gjenerata që e prisnin. Shumë luftuan e shumë dhanë jetën për këtë ditë.

Por, njëriu që hyri në historinë me të re të Kosovës, mungon sot kur shteti që ai e shpalli, po i mbushë 13 vjet.

13  vjet pas 17 shkurtit 2008, kur të gjitha mediat botërore kishin në ballinë fotografinë e tij, Hashim Thaçi, sot gjendet në paraburgim, si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Për herë të parë ish-kreu i shtetit, nuk gjendet në Kosovë, të cilit vitin e kaluar iu ngit aktakuza për krime lufte.

Kjo aktuazë iu ngrit në bazë të një raporti të ish senatorit sviceran Dick Marty, të publikuar në fund të vitit 2010, e të miratuar më pas nga Parlamenti Evropian. Mbi këtë vendim, u themelua Gjykata Speciale, e vendosur në Hagë të Holandës.

Në raportin e Martyt, shkruhet se nën Thaçin, politika, siguria dhe aktivitetet kriminale janë kombinuar për të fituar “kontroll të dhunshëm” ndaj të gjithë botës kosovare të ilegalitetit.

Sipas raportit, një rrjet i drejtuar nga Thaçi është përfshirë në trafikimin e heroinës, armëve dhe organeve njerëzore pas përfundimit të konfliktit të viteve 1998-1999. Serbët thuhet se janë rrëmbyer dhe vrarë për t’u marrë organet.

Anëtarë të rrethit të ngushtë të Thaçit janë gjithashtu të përfshirë, në bazë të raportit, të bazuar në një hetim dy vjeçar.

Mirëpo, disa vite më vonë, Dhomat e Specializuara në Hagë, me 5 nëntor publikoi aktakuzat për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli, dhe Selimi ishin transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Derisa, Krasniqi ishte transferuar atje një ditë më herët, më 4 nëntor.

Ani se janë mbajtur disa seanca statusore, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ende nuk ka filluar dhe se ende nuk dihet saktë kur do të fillojë. Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *