
Shkruan Ziadin Sela në faqen e tij zyrtare në Facebook:
“
Sot pata nderin dhe kënaqësinë të zhvilloj takim me Ambasadorin e Italisë, Shkëlqesinë e tij Andrea Silvestri.
E informova Ambasadorin Silvestri për situatën politike në Maqedoninë e Veriut, rolin politik dhe opozitar të ASH-së, si dhe kontributin tonë politik në të gjitha segmentet e jetës politike.
Gjithashtu biseduam edhe për dy temat kryesore në vend siç janë çështja e regjistrimit të popullsisë dhe iniciativa jonë rreth projektligjit për shtetësinë, me ç’rast e informova Ambasadorin për kerkesat tona të arsyeshme në lidhje me këtë problematikë.
Biseduam edhe për hapjen e bisedimeve me BE, përfshirë adresimin e kontestit me Republikën e Bullgarisë, dhe shpreha bindjen time se krahas kësaj çështje, vendi ynë nuk i ka bërë reformat e nevojshme në gjyqësor, administratë publike, etj.
Në fund iu falënderova Ambasadorit Silvestri për ndihmën e Italisë për qytetarët dhe vendin tonë në rrugën e integrimeve euro-atlantike, duke e siguruar atë se ASH-ja do të vazhdojë kontributin e saj që vendi ynë sa më parë të hapërojë drejt integrimit në BE.”