E vranë duke mbrojtur shokun maqedonas, Qyteti i Shkupit nderon shqiptarin

Këshilli i qytetit së Shkupit në seancën e rradhës do të debatojë për plotësimin e Lisëts së Vemrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore në kuadër të komunës së Shkupit, njofton portali Shqipmedia.

Me miratimin e kësaj liste plotësuese, qyteti i Shkupit do të emërtoje plot 571 rrugë. sheshe etj. Lista përmban emra të personazheve të njohur të qytetit, kulturës në nivel nacional dhe botëror, personazhe të historisë etj etj.

Në mesin e 571 emrave që do plotësohen në Shkup, do të jetë edhe emri i shqiptarit Muhamed Ali Jasharit i cili u vra në prill të 2011 duke mbrojtur shokun maqedonas nga një grup huliganësh maqedonas. Për nvdekejn e Muhamed Ali Jasharit u dënua me 13 vite burg Petar Manevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *