Mbreti dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite urojnë Vjosa Osmanin për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Institucionet dhe populli i Kosovës po vazhdojnë të marin urime me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman i ka dërguar një telegram urimi u.d. së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë.

Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta i uroi presidentit të përkohshëm shëndet dhe lumturi të vazhdueshme ndërsa qeverisë dhe popullit të Kosovës i dëshiroi përparim dhe prosperitet të qëndrueshëm, raporton saudigazette.

Princi i Kurorës, Muhamed Bin Salman, zëvendës kryeministër dhe ministër i mbrojtjes, gjithashtu i dërgoi një telegram urimi u.d. presidentes së Republikës së Kosovës, Osmanit.

Në letrën e tij, Princi i Kurorës i uroi presidentit të përkohshëm shëndet të mbarë dhe lumturi gjersa vendit përparim. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *