Vetëvendosja do të triumfojë dhe në Shqipëri? Flet Sandër Lleshaj

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se Vetëvendosja nuk do të ketë energji të funksionojë edhe në Shqipëri, pasi do t’i duhet të përmbushë premtimet e dhëna në Kosovë.

“Nuk shoh befasi te Vetëvendosja, as në Kosovë, se në Shqipëri jo e jo. Vetëvendosja nuk është parti e re, nuk është prurje e çastit, ka nisur prej vitesh. Edhe në zgjedhjet e 2019 ishte parti e parë, por ky ishte kuanti i fundit që mori për mirë. Mënyra se si u hoq ishte shumë teknike dhe jo politike. Këto janë faktorë që i dhanë këtë kuantin e ri pozitiv. Krahasuar me Shqipërinë, janë dy realitete aspak të ngjashme. Kosova ka Gjykatën Speciale, që ne nuk e kemi. Sa i përket Vetëvendosjes në Shqipëri, do të thoja që është jo realist. Kanë shumë punë për të bërë në Kosovë ata, dhe nuk besoj që të kenë energji të funksionojnë edhe në Shqipëri, sepse do duhet të merren me dy sfida të jashtëzakonshme. E para, është premtimi i tyre, dhe e dyta, pritshmëria e publikut. Kështu që ata nuk do të kenë mundësi për të dalë përtej Kosovës. Sigurisht që mund të gjejmë ngjashmëri, por ka diferenca të jashtëzakonshme mes dy realiteteve”, tha Lleshaj për News24.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *