Novosti: Pesë shtete të gatshme të tërheqin njohjen e Kosovës

“Serbia ka garanci të forta nga pesë vende se janë të gatshme të tërheqin vendimin për njohjen e Kosovës”, pretendon gazeta proqeveritare serbe “Novosti” se ka marrë vesh nga qeveria serbe.

Advertisement

“Nëse Kosova shkel marrëveshjen sipas së cilës duhet të përmbahet nga aplikimi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, Serbia do t’u kërkojë atyre vendeve që të aktivizojnë çnjohjen”, pretendon kjo gazetë.

Kohëve të fundit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “shqiptarët duan ta anëtarësojnë Kosovën në Konferencën e Gjykatave Ndërkombëtare, e çka, sipas tij, “është mos respektim i Marrëveshjes së Uashingtonit”.

“Vendimin për tërheqje të pavarësisë së Kosovës deri më tani kanë marrë 18 vende dhe Serbia këtë lobim e ka ngrirë pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë”, pretendon Novosti./Insajderi.org.

Advertisement

Leave a Reply