Ky është zyrtari policor që plagosi të dyshuarin që nuk përfilli urdhrat e Policisë te “Rruga B”

Mbrëmë në orët e vona ndodhi një përleshje me armë në rrugën “B” në Prishtinë, ku mbetën të plagosur dy persona, një i dyshuar dhe një kalimtar rasti.

Në këtë përleshje u përfshi edhe Policia, dhe këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Gazeta Sinjali raporton se zyrtari policor i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prishtinë, që shtiu me armë në drejtim të dyshuarit, i cili nuk i përfilli urdhrat e Policisë për ndaljen e të shtënave me armë, është Izet Vrajolli.

I dyshuari, bashkë me një person tjetër, po ashtu të dyshuar kishin shtënë me armë mes vete, deri në momentin kur Policia doli në vendin e ngjarjes dhe u kërkoi t’i lëshonin armët në tokë.

Personi që u plagos rezistoi, duke gjuajtur me armë në drejtim të Policit, por që u plagos një kalimtare e rastit. Pas këtij momenti, zyrtari policor Izet Vrajolli u detyrua të shtie në drejtim të tij.

I dyshuari u plagos në këmbë dhe u dërgua në QKUK për trajtim.

Përveç tij, edhe e plagosura tjetër, kalimtarja e rastit është dërguar në Emergjencë, pas lëndimeve të marra. Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *