Bujar Osmani në Beograd, falënderon Vuçiqin për vaksinat

Në faqen e tij në fejsbuk, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka ndarë detaje lidhur me vizitën  e tij në Beograd.

Osmani ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vaksinat që Serbia ditë më parë ja dhuroi Maqedonisë.

“Fillim i vizitës zyrtare në Beograd, në takim me Presidentin Aleksandar Vuçiq. Falënderim për angazhimin e tij personal për vaksinat e dhuruara nga ana e Qeverisë së Serbisë, si shembull i solidaritetit ndërfqinjësor”, ka shkruar Osmani, përcjell Shenja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *