Çun Lajçi: Ç’keni kundër një Albini e një Vjose? Shkrova çka m’tha shpirti

Aktori Çun Lajçi ka thënë pyetur se çfarë kanë kundër Albinit e Vjosës, duke shtuar se ata erdhën dhe nuk ikin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se një mik i tij i tha që të shkruajë për Isa Mustafën, për të cilin thotë se më mirë t’i thoshte që të shkruante për Haradinajn, përcjell Bota sot.

Ai ka bërë thirrje që t’i lejojnë dhe t’i ndihmojnë Kurtin e Osmanin që ta ndërtojnë shtetin.

Postimi i tij i plotë:

Ç’keni kundër nji Albini e nji Vjose?
Ata erdhën dhe s’ikin!

Shkrova, çka m’tha shpirti.
Çka e nuhata si ardhje e mirë, e çka ma pa syni si grryemje grykësish pa fund e pa kapak!

  • Shkruej për Isën e harroje Albinin, n’daç me qenë mirë edhe ndonji ditë!
  • Këto fjalë edhe sot nji javë mbas zgjedhjeve, m’cingërojnë si trokaçë n’qafë!
    Hej! Ma tha ai që s’duhej!
    Ai, që s’i përpiqet shpina kurkund me mua?
    S’ia ktheva përgjigjën as s’e gëlltita gjellën pa kripë!
    Por, ai diçka deshti me m’thanë!?
    S’e lodha trunin me mendua, edhe pse s’ishte për tu injorua fjala e tij.
    Ai donte me dalë dikund e qëllimet s’ishin t’kjarta!
    Diçka e errët ishte n’porosinë e tij!
    Unë thjeshtë, s’deshta me lodhë shpirtin me propagandat e tyne! Ata, njizet vite, provojnë t’me venë n’hullinë e mendimit t’kalbun. Unë bahem sikur s’i marr vesh!
    Jam artist, e kosa s’ma pret mendimin tuej politik, iu përgjigjem, sa herë s’dua t’notoj ujnave të tyne!
    Por:
    Pse m’tha shkruej për Isën, kur ai veç ishte i kalbun!?
    Ma arësye kishte t’më thoshte shkruej për Ramushin që ka vu qykën mu ba President me nji grusht pleshta, tue shkelë vullnetin e treqindmijë qytetarëve që votuen për Vjosën e Albinin!
    Pse iu duket i kuq?
    Pse i frigohen kaqë shumë kur ai s’qenka i “bardhë” si këta!
    Dhe:
    Pse duhet t’mendojmë edhe mbas dy dekadave si këta?
    Kush kujt s’i beson ma n’ket shtet e kush s’mendon ma me kryet e vet?
    Thashë kur mu kujtuen fjalët e atij mikut që tha: Shkruej për Isën që e shkatërroi nji parti gjithë popullore!
    Mirë që s’tha shkruej për Agimin, se “fortë” do t’me ngushtonte!
    Hapni rrugë ore. Ndihmojeni djalin në shtet ndertim, se s’jetohet me mite e s’fshiheni dot mbas emnash e frymësh të vdekuna!
    Gjithçka kam pa, por jo edhe me qenë kundër dëshirës se nji populli?
    Ç’keni ju kundër nji Albini e nji Vjose?
    Ata erdhën dhe s’ikin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *