(VIDEO) Zaev: Vaksinat kineze do të arrijnë nga fundi i javës së ardhshme

Vaksinat kineze priten të arrijnë deri në fund të muajit shkurt, paralajmëroi Kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se paratë janë paguar nga shteti dhe e gjithë kjo, sipas tij  konfirmon hapat e ardhshëm, në lidhje me transportin, paketimin, sigurimin, garancitë që do të sigurohen. Zaev beson që gjithçka do të rrjedhë në ditët në vijim dhe do të kenë një identitet serioz për të mbajtur datat deri në fund të muajit.

Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës të Maqedonisë së Veriut

“Ne presim vaksinat kineze deri në fund të javës së ardhshme. Sot është dita e parë e punës pas Vitit të Ri Kinez. Ambasada jonë dhe ambasada kineze në vend, se bashku me kompanitë që ndihmojnë me Siofarm, mendoj se tashmë po bëjnë hapin e fundit”.

Në ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes një postimi në fejsbuk ka thënë se dje 202 persona janë vaksinuar kundër Kovid-19. Ai gjithashtu ka potencuar se mbi 38 mijë persona mbi moshën 70 vjeçare kanë shprehur interesim për të pranuar vaksinën.

Venko Filipçe, ministër I shëndetësisë

“Dje me imunizimin e 202 punëtorëve shëndetësorë e kemi filluar vaksinimin në këtë vend. Të gjithë vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Me ta, çdo ditë jemi më afër fundit të pandemisë e shkaktuar nga KOVID-19”.

Rikujtojmë që me datë 14 shkurt, nga Serbia arritwn  4.680 dozat e para të vaksinave nga gjithsej 8.000 të kompanisë Fajzer. Në ndërkohë dje nisi vaksinimi I punonjësve shëndetësor me dozën e parë të vaksinës në spitalin modular pranë Klinikës Infektive. Nga java e ardhshme pritet të vaksinohen punonjësit shëndetësor nëpër spitalet e të gjithë vendit dhe në ato private.

Deri më tani përmes ueb-faqes vaksinimi.mk  55.970 persona kanë aplikuar për t’u imunizuar kundër Covid-19.  /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *