Edhe librit skandaloz të gjeografisë i erdhi fundi

Libri i Gjeografisë është përpara fundit, ose më saktë përpara aktit të kryer dhe atë skandal nuk do ta shohim më. Kjo sepse ka një dikush që nuk bën zhurmë mediatike, madje vepron dhe ai libër do të shuhet bashkë me ato që janë shkruar brenda atyre fletëve aty. Nëse ka dikujt që i shkon fjala ” u tha, u bë” është zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi me një tjetër iniciativë duke i dhënë fund këtij skandali që vërtetë është i tmerrshëm për shqiptarët.

Atë që ditë më parë e tha akademiku i nderuar dhe ish deputeti më i zëshëm në Parlamentin e Maqedonisë Izet Zeqiri, doli të jetë i saktë.

Zeqiri në një postim në rrjetin social facebook shkruajti ditë më parë se nëse Zëvendës Kryemistri Artan Grubi meret me problemin e librave kam besim se deri në shtator e zgjidh problemin. “Unë nuk e njohë personalisht dhe nuk kam ndonjë komunikim. Por ai e dëshmoi veten me administratorët që i sistemoi për pak kohë. Këtë nuk e realizuan mbi dhjetë vjet shumë Zëvendës Kryeministra dhe ministra shqiptarë, që me vite i shkonin vërdallë problemit pa u marë me atë.

Artani për dy muaj 1.349 nëpunësit administrativ të punësuar përmes programit K5 tashmë artiti t’i shpërndan në 237 institucione organe të pushtetit shtetëror dhe lokal dhe në organe të tjera shtetërore ” kështu u shpreh akademik Zeqiri.
Dhe në fakt kështu është. Jo më larg se sa sot Artan Grubi dha një lajm të madh jo vetëm për librin e Gjeografisë, por për të gjitha librat kontestues se ata do të tërhiqen.

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në kabinetin e tij zhvilloi një takim pune me ministren e Arsimit dhe Shkencës, znj. Milla Carovska dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit diskutuan për koncepcionin e reformave në arsim dhe për Ligjin për librat shkollorë për arsim fillor dhe të mesëm.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi, ministrja e arsimit Carovska dhe deputeti Ademi u dakorduan që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen të gjitha parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme.

Me aktin e sotëm Grubi i ka dhënë një goditje gjithë asaj zhurme mediatike për këtë cështje duke flakur tej libra apo tekste shkollore të cilat përmbajnë materie ofenduese për historinë, kulturën dhe vlerat në përgjithësi të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas sistemimit të administratorëve Grubi me fuqinë politike po flakë tej edhe një libër të tillë skandaloz duke përforcuar atë thënien se ky është vetëm fillimi dhe nuk keni parë gjë akoma. Të tjera gjëra të mira priten të ndodhin në të ardhmen. /Koment-TS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *